Një 35-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit pas një konflikti të çastit.

Mësohet se konflikti ka ndodhur mes tij dhe një 27-vjeçari i cili e ka plagosur atë me armë zjarri dhe më pas është arratisur.

Sakaq, bëhet me dije se policia e ka identifikuar autorin dhe po procedon me zbulimin e vendndodhjes së tij.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit A. B., 27 vjeç nga Librazhdi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi A. B., duke qarkulluar me një automjet, në rretrhana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S., 35 vjeç.

35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: