Tre persona, duke përfshirë dy nxënës, janë plagosur rëndë pas disa të shtënave me armë zjarri në një shkollë private në Devon të Britanisë.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 16-vjeçar si i dyshuari kryesor. Ai akuzohet për plagosje me dashje.

Sulmet në shkolla janë bërë të shpeshta kohët e fundit. Kujtojmë ngjarjet e rënda në shkollat e Serbisë, si dhe në Shtetet e Bashkuara.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb