Të paktën pesë persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri në një treg në qytetin jugperëndimor iranian të Izeh, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim.
Në orën 17:30 me orën lokale (1400 GMT), sulmuesit e armatosur me dy motoçikleta hapën zjarr ndaj njerëzve, si dhe ndaj policisë dhe forcave të sigurisë në tregun qendror të Izeh në provincën Khuzestan, tha Valiollah Hajati, zëvendësguvernator i Khuzestanit për çështjet e sigurisë.
Ai tha se tre të rinj, një vajzë nëntë vjeçare dhe një grua 45-vjeçare u vranë në sulm, duke shtuar se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Një kërkim ka filluar për të identifikuar dhe arrestuar ata që qëndrojnë pas “sulmit terrorist”, tha Hajati, duke vënë në dukje se siguria në qytet është rivendosur.
Sipas një raporti tjetër të agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve Fars, sulmuesit ishin të armatosur me pushkë kallashnikov.
Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.