Rreth orës 20:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve, të shtënat janë bërë në drejtim të një lokali, shitës i telefonave mobil, në këtë rrugë. Dëshmitarët i kanë thënë RTK-së se gjuajtja ka ndodhur nga një veturë, ndërsa lokali ishte ende i hapur, dhe se nuk kanë parë persona të plagosur në vendngjarje.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka pasur persona të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e rastit”, ka deklaruar Ahmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb