TIRANE- Një telefonatë në numrin e Emergjencave 112 raportoi për të shtëna me armë zjarri në Qafë-Kashar, mbrëmjen e sotme. Menjëherë, drejt vendngjarjes u nisën forcat e Policisë së Tiranës, por nga kontrolli u ushtruar në zonë nuk janë gjetur gëzhoja.

Sakaq, shërbimet e policisë ndaluan një mjet tek sheshi “Shqiponja”, në të cilin udhëtonin 5 të rinj, të cilët u shoqëruan si të dyshuar në lidhje me këtë njoftim.

Por sipas policisë, ata u lanë të lirë pas verifikimeve të bëra, pasi nuk iu gjet ndonjë send i kundraligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISË
Është marrë njoftim në numrin e emergjencave 112, për të shtëna me armë zjarri, menjëherë u dërguan shërbimet policore, të cilët nisën kontrollet.

Nga ana e shërbimeve nuk u konstatuan gëzhoja në vendin e njoftuar, pavarësisht se u ndalua një mjet tek sheshi “Shqiponja”, në të cilin udhëtonin 5 të rinj, të cilët u shoqëruan si të dyshuar në lidhje me këtë njoftim.

U verifikuan dhe u lanë të lirë pasi nuk iu konstatua asnjë send i kundraligjshëm.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb