Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë.

Raportohet se të shtënat janë shënuar në Selenicë të Vlorës, ndërsa është plagosur një person.

Behet fjale per shtetasin Dilaver Tozaj, (Nikola Ikonomi), i cili ndonese u dergua me urgjence ne spital, nderroi jete rruges.

Njoftimi i policisë:

Ne sallen operative te DVP Vlore, urgjenca e spitalit ka njoftuar se një person D.T, rreth 50 vjec nga Selenica dyshohet i plagosur a vetplagosur me arme zjarri pistolete, (kjo ende e paqarte,) dhe po transportohet me makine private drejt spitalit.

Urgjenca ka nisur autoambulancen me ekipin mjekesor dhe akoma ska mbritur ne spital. Sherbimet e policise dhe grupi hetimor jane nisur menjehere ne drejtim te vendngjarjes dhe pritet të zbardhin shkaqet e plagosjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb