Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mesditë në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se është qëlluar me armë në drejtim të një personi, në fshatin Vukatanë, por që nuk raportohet për të lënduar.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e të vërtetës. Nga të dhënat e para mësohet se autorë të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të mjetit të shtetasit F. H.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb