Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Skrapar, ku policia ka ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar krimin.

Dy bashkëfshatarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie, ku pas sherrit njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tjetrit.

Policia ka ndërhyrë në kohë, duke arrestuar personin që ka qëlluar me armë, shtetasin Avdyl Hoxha.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Leshnjë, Skrapar, shtetasi A. H. po konfliktohej me shtetasin Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit, shtetasi A. H. kishte kishte tentuar ta vriste me armë zjarri shtetasin Q. Sh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., banues në Leshnjë, Skrapar, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb