TIRANE- Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se policia është njoftuar nga banorët e zonës për të shtëna dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Mësohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti mes Bledi.Z dhe Julian.K, ku Bledi.Z ka qëlluar në ajër. Pas kontrolleve në zonë, policia ka gjetur një gëzhojë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Informacion paraprak

Më datë 08.05.2018, rreth orës 21:20, në rrugën “Don Bosko” pas një konflikti ndërmjet shtetasve B., Z., dhe J. K., shtetasi B. Z., ka gjuajtur një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas të dy shtetasit janë larguar.

Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij konflikti, kapjen e shoqërimin e shtetasve në konfikt si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb