TUSHEMISHT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tushemisht të Pogradecit, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa makinave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, ku sipas policisë, autorë të paidentifikuar ende kanë qëlluar drejt disa mjeteve të parkuara në parkingun e një hoteli, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb