VLORE- Një i ri është plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar tw Vlorës si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në lagjen ‘24 maji’, ndërsa i plagosuri është 26-vjeçari Aleksandër Vasili. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se konflikti ka nisur brenda në lokal dhe më pas është përshkallëzuar në përplasje me armë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes si dhe autorët. Policia vijon hetimet.

Njoftimi i policise:

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:14, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur me një plumb në këmbë me armë zjarri një 26-vjeçar.

Menjëherë shërbimet e policisë pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se në lagjen “24 Maji” në zonën e Çoles Vlorë, pranë një lokali dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, konkretisht në akset rrugore kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojne hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb