SHBA

Manhattan-i në New York është ‘drithëruar’ nga të shtënat pasi një agreson me dy automatikë filloi të qëllonte pas një koncerti për Krishtlindje në katedralen e ‘”Saint John the Divine”.

Autori i sulmit nuk arriti të plagoste askënd, por Policia ndërhye menjëherë dhe e qëlloi për vdekje.

Agresori ishte i veshur me të zeza, me një kapele bejzbolli dhe maskë teksa pikërisht në fund të koncertit që po mbahej në katedrale për Krishtlindjet që po vijnë ai filloi të gjuajë.

Sipas dëshmive të qytetarëve ai qëlloi rreth 20 herë teksa në katedrale dhe jashtë saj ishin qindra njerëz.

(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb