KUKËS

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme në qytetin e Kukësit. BalkanWeb mëson se një konflikt mes fqinjësh ka degraduar në përdorimin e armës.

Ishte Behar Elezi i cili shkreu me armë ndërsa Policia menjëherë ndërhyu dhe e neturalizoi.

Sipas Policisë, Elezi ishte i dehur, teksa rezulton dhe person me precedent penal. Ai filimisht u konfliktua me fqinjin e tij, dhe u largua për të marrë armën dhe i ka shkuar më pas në banesë fqinjit duke i dëmtuar mjetin atij dhe një tjetri që ishte në lëvizje.

Pas neutralizimit, atij iu sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe një sasi municionesh.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kukës
Reagimi në kohë i Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë pas një konflikti mes fqinjësh.
Kapet dhe neutralizohet në kohë rekord autori, i cili qëlloi me armë zjarri.
Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative, për një shtetas që po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe neutralizimi i autorit, shtetasi B. E. (person me precedent penal), i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil.
Pas thirrjeve të forcave të Policisë ky shtetas nuk është dorëzuar, por ka tentuar të largohet.
Shtetasi B. E., pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë.
Për pasojë ka dëmtuar mjetin e shtetasi R. S. dhe mjetin e një shtetasi tjetër që ishte në lëvizje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh.
Shtetasi B. E. është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.

Fale vleresimit ne kohe te informacionit dhe nderhyrjes profesionale te drejtuesve te DVP Kukes dhe sherbimeve te policise neutralizohet dhe arrestohet autori Behar Elezi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb