GREQI

Një burrë ka qëlluar me armë në lagjen Galatsi të Athinës pas një mosmarrëveshje me një shpërndarës shqiptar të shërbimit delivery.

Në fakt, burri në fjalë kishte kryer një porosi online dhe kur shpërndarësi shqiptar i erdhi tek banesa, ai i hodhi nga ballkoni çelësat dhe i kërkoi që t’ia sillte porosinë lart.

Shqiptari nuk pranoi dhe aty nisi debate mes njëri-tjetrit.

Punonjësi shqiptar u kthye në dyqanin ku punonte, ndërsa autori e ndoqi së bashku me dy shokët e tij.

Kur e pa shpërndarësin, autori nisi të qëllojë me armë, teksa nuk pati të lënduar. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga Policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb