TIRANË

Administratori i shkollës private në Tiranë, L.M. i shpëtoi një atentati të martën paradite në një rrugicë buzë Liqenit Artificial, teksa tani kërkon mbrojtje nga shteti.

L.M. ka thënë para grupit hetimor se prej fundit të dhjetorit një i ri e ndiqte çdo ditë në zonën e Liqenit Artificial kur shkonte në punë. Mëngjesin e 18 janarit L.M. ka treguar se ka qenë tek berberi e më pas është nisur për në punë ku në afërsi të një këndi lojërash për fëmijë një i ri i ngjashëm me atë që e kishte ndjekur për disa ditë ka qëlluar 3 herë në drejtim të makinës së tij.

I riu i ka folur por 63-vjeçari nuk ka kuptuar asgjë që është folur. Pas të shtënave ai është larguar me mjetin e tij me shpejtësi dhe kur ka ndaluar ka njoftuar policinë e cila nga këqyrja e bërë ka rezultuar se mjeti “Benz ML” i L.M kishte një shenjë plumbi në pjesën e pasme. Për ngjarjen policia ka shoqëruar 10 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen pasi ndodheshin pranë vendit ku u dëgjuan të shtënat por ata nuk kanë dhënë të dhëna të vlefshme për hetimin. Në pyetje është marrë edhe F.M, vëllai i L. M., i cili rezulton i dënuar nga gjykata e Tiranës me 15 vjet burgim për akuzën e vrasjes, por ai ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen. Nga ana e tij L.M. ka thënë se nuk ka konflikte me askënd por pas ngjarjes ndihet i rrezikuar dhe kërkon mbrojtje për veten dhe familjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: