SHKODËR

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Shkodrës pak minuta më parë, ku si pasojë mbetur i plagosur një person.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb”, se i plagosuri është identifikuar si Mikel Fusha.

Ndërkohë më tej raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Mark Lula”.

Sakaq, nëna e të plagosurit ka raportuar se djali dhe autori janë konfliktuar para një jave në lokalin ku ishte i punësuar. Sipas nënës së Mikelit autori, i ka thyer tavolinat e lokalit ku ai punonte.

Po ashtu ajo shtoi se autori ditën e sotme ka shkuar në lokalin në fjalë me disa shokë. Sipas saj, policia ka pasur dijeni për ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb