TIRANA

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e pasdites së sotme në Kombinat të Tiranës ku zona u alarmua nga disa të shtëna me armë zjarri.

Shënjestra mësohet të ketë qenë Artur Korteshi të cilin autori Ronaldo Gurabardhi dyshohet se ka tentuar ta vrasë.
Nga ana tjetër konflikti ka filluar që ditën e djeshme kur Korteshi ka debatuar me vëllain e autorit Gurabardhi, ndërsa sot ky i fundit duket se është rikthyer për të ‘larë hesapet’.

Korteshi rezulton i përfshirë në ngjarje kriminale dhe është person i skeduar, ndërsa Policia ka identifikuar autorin R.G, dhe po punon për ta kapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb