PATOS

Identifikohet autori i plagosjes me armë ndaj Klajdi Sulos në Patos. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanËeb se Policia është vënë në ndjekje të tij ndërkohë janë shoqëruar dy persona që kanë dijeni për ngjarjes.

31- vjeçari Klajdi Sulo është parë ditën e sotme të lëvizë shpesh me automjetin e tij nëpër Patos, ndërkohë që të shtënat kanë ndodhur ekzakt në të njëjtin vend si 4 muaj më parë.

Ngjarja e asojkohe nuk u zbardh dot dhe nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb