VLORË

Policia e Vlorës jep të dhëna zyrtare për të shtënat me armë mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Sipas policisë, nuk ka persona të dëmtuar, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.

“Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkolles ’24 Maji’, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.
Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Vlorës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb