Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se buxheti i qeverisë për Shëndetësinë do të jetë më i madhi në 30 vitet e fundit.

Ai po ashtu i ktheu përgjigje akuzave të opozitës siç tha, për “pacientë të shtrirë korridoreve” dhe “ata që hidhen nga dritaret e spitaleve për shkak të zhurmës së sistemit të oksigjenimit”.

Rama i këshilloi opozitarët që të përdorin veç maskës së fytyrës një maskë për trurin që ta mbrojjnë nga ato që i quajti toksina që përhapen bashkë me fabrikimet dhe shpifjet.

“Të përdorin maskën e trurit për ta mbrojtur nga toksinat që përhapen në mënyrë intesive me fabrikime, sajesa e shpifje se fatkeqësisht në këtë luftë kemi një specifikë që është zor ta ndeshësh në ndonjë vend tjetër, se ka një opozitë, një nga ato, ajo jashtëparlamentarja se ajo për fat të keq edhe një herë në 100 vjet kur bie një pandemi nuk gjen arsye dhe forcë morale të luajë një rol njerëzor dhe konstruktiv, jo duke hequr dorë nga kritikat dhe nxitja e qeverisë në drejtimni e duhur.

Nuk është e vërtetë që të sëmurët dergjen dyshemeve, por mund të kishte ndodhur si në Lombardi që është zona e ekselencës së mjekësisë italiane. Për fat të mirë kjo tek ne nuk ka ndodhur. Që mungojnë ilaçet kjo nuk është e vërtetë. Kemi të njëjtat protokolle me Gjermaninë e Francën.

Njerëzit hidhen nga ballkoni se bën zhurmë të padurueshme, se sistemi i oksigjenimit bën një zhurmë të barabartë me atë të ngritjes së avionëve, zhurma është e njetjë me aparaturat në të gjithë botën, kemi të njejtat aparatura moderne. Të gjitha këto akuza krijojnë ankth e pasiguri si propaganda që vetëm këtu kanë ndodhur vetëvrajse si pasojë e covid nëpër spitale. Nuk është e vërtetë t’ja faturosh këto përgjegjësi qeverisë. Spitali i Liezhit në Belgjikë një mjeku edhe pse i prekur me Covid e urdhëroi të vazhdojë punën për shkak të shterimit të burimeve njerëzore, ky lajm u përhap gjithandej me shpejtësi. Ne nuk bëjmë dallim nga të tjerët”, shtoi ai.

Më tej kryeministri u ndal tek masat e marra, ndërsa premtoi se përveç grupeve të riskut, vaksina anticovid do të jetë falas për të gjithë popullsinë.

“Rritja e buxhetit të shëndetësisë në 2021 është rritja më e lartë në të gjitha këto 30 vjet për Shëndetësinë në një buxhet të shtetit, një rritje e pandodhur asnjëherë më parë, lidhet me masa të reja dhe fuqizimin e të gjithë vijës mbrojtëse për të dalë kryelartë nga kjo luftë që ka sprovuar të gjithë botën dhe në zhvillimin e së cilës Shqipëria nuk ka asgjë mangut nga vendet e tjera, e them me krenari këtë.
Kemi rritje 40% të pagës për të gjithë mjekë e infermierë në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Më këtë buxhet kemi vazhdimin e një mbështetje që faktikisht hyn në fuqi në ditët në vijim për të prekurit me Covid që trajtohen në kushte shtëpie.

Fenomeni i marrjes së medikamenteve që nuk ndihmojnë duhet të ndalet, ndaj duhet të konsultoheni me mjekun e familjes fillimisht. Merrni ilacet bazë të recetës bazë, bazuar në orientimet bazë të sistemit tonë, ndaj mos bini pre e spekulantëve mos merrni këshilla me ëhatsapp nga njëri-tjetri.

Do kemi mbështetje me financë për të gjithë të prekurit nga Covid. Do dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën e përballjes me pandeminë, jo vetëm për të prekurit në këtë rast, por për të gjithë këtë pjesë më vulnerabël të shoqërisë. Iu kërkojmë të jenë sa më të kufizuar në aktivitetin e tyre.

Kemi paguar kaparin për Covx, pra kemi prenotuar aksesin për vaksinën që pritet të dalë. Jemi në bashkëbisedim të përditshëm me BE, para se të vija këtu me kancelarin e Austrisë për të garantuar qartësi dhe siguri për aksesin në vaksinimin e popullsisë. Kemi parasysh se vaksina do dalë, por sasia nuk e mbulon dot të gjithë popullsinë menjëherë. Të gjitha vendet kanë një strategji, ne do ta nisim falas vaksinimin për grupet e riskut për ta shtrirë më pas në të gjitha grupet e popullsisë”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: