Në një kohë kur numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 416, vetëm 56 pacientë ndodhen aktualisht në spital, ndërsa pjesa tjetër trajtohen në shtëpitë e tyre.

Specialistja e IPSH-së Marjeta Dervishi në një dalje publike për mediat bëri me dije se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. Mësohet se 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.

Ndërkohë, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte zgjeruar në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 199 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 49 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb