VLORË

Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë kanë patur mëngjesin e sotëm takim me prefektin e qarkut, Flamur Mamaj, ku kanë kërkuar shtimin e fashës orare të muzikës nga ora 22:00 deri në 24:00.

Pas përfundimit të takimit, në të cilin nuk u arrit dakordësia, përfaqësuesit e biznesit e konsideruan qesharak faktin që nuk lejohet muzika përtej orës 22:00 kur në Tiranë dhe madje në Vlorë me qindra sportdashës cdo ditë shikojnë ndeshjen deri në 23:30.

Përfaqësuesit e biznesit shprehen se urdhëri i ri i shpalosur sot nga prefekti i Vlorës, me kërkesë të kryeministrit, deklaron se bizneset duhet të kufizojnë të ardhurat deri në 30% kjo sipas tyre përkthehet në 70% staf të reduktuar të punës dhe falimentim të biznesit.

Bizneset deklarojnë gjithashtu se nëse nuk zgjatet orari i muzikës dhe aplikohet norma 30% atëherë bizneset do të mbyllin dyert dhe do të protestojnë në vijmësi.

Nga ana tjetër prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj deklaron se nuk bëhet fjalë të shtyhet orari i muzikës dhe masat do të vijojnë të zbatohen nga të gjitha bizneset.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb