Për Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë nuk mund të konkurrosh në treg nëse s’ke ligje dhe taksa të njëjta me vendet e rajonit. I ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus Jaka tha se Dhoma e Tregtisë bëri një kërkesë për një TVSH të njëjtë me vende e rajonit por një gjë e tillë nuk u realizua.

Sipas tij për shkak të një politike fiskale jo të mirë po bie drastikisht numri i fermerëve te vegjël dhe të mëdhenj.

“I kam dërguar një kërkesë ministrisë së Financës, Bujqësisë, dhe Kryeministrit për shtyrjen e paketës fiskale që të kthehet në një imput gjeneral për ekonominë shqiptare. Qeveria është ndërgjegjësuar se pa taksa dhe ligje të barabarta në rajon nuk mund të konkurojmë. TVSH-në e produkteve ushqimore aq sa e ka Maqedonia, Kosova e Mali i Zi aq duhet ta kemi ne.

Çmimet e prodhimit vendor po rriten. Është e rëndë për prodhuesin vendor që ka investuar çdo cent për të mbajtur punëtorët, fermën dhe del një portal dhe intimidon industrinë. Kjo po dëmton besimin e konsumatorit për produktet shqiptare.  Ne kërkuam një TVSH të barabartë me të rajonit, por nuk ndodhi. Kërkuam 10 lekë për çdo litër qumështi për fermerët duke kërkuar që në 2023 të aplikohet skema e vendeve të rajonit duke parë që këtë vit shteti nuk e përballonte dot.  Ka një rënie drastike të fermerëve të vegjël dhe të mëdhenj. Kostot sot janë 250% më shumë”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb