ITALI

Një bandë shqiptarësh, të dyshuar për vjedhje në zonën e Osimo përfunduan në pranga. Të tre shqiptarët janë ndaluar në Civitanova, ndërsa operacioni është drejtuar nga ana e mareshall Massimo Paoloni.

Të arrestuar kanë përfunduar shqiptarët me inicialet K. G 33 vjeç, I. A 35 vjeç, L. L., 28 vjeç. Të gjithë kishin precedentë të mëparshëm penalë, kurse dy prej tyre ishin dëbuar edhe nga Italia. Të arrestuarit dyshohen për një sërë vjedhjesh edhe në zonat e San Biagio, Aspio dhe Osimo Stazione. Hetimet jaën duke vazhduar edhe në këtë drejtim. Po ashtu, karabinierët kanë hapur hetim për veprën penale “vjedhje e rënduar”.

  • foto galeri

Tre hajdutët, ishin vendosur me banim në komunën e Porto Sant’Elpidio, ku ata kishin krijuar bazën e tyre logjistike, të specializuar në vjedhje të banesave. Hetimet nisën prej kohësh, ndërsa janë parë pamje filmike, por janë bërë edhe hetime pro-aktive. Karabinierët kapën autorët me sende të vjedhura, si dhe sende të tjera, të cilat përdoreshin në grabitje.

Edhe banorët e zonës ishin ankuar, duke thënë se një grup personazh që ata nuk i kishin identifikuar dot, kishin kryer vjedhje të shumta në apartamente e vila. Zyrtarët lokalë deklaruan se kjo ishte një goditje e duhur ndaj hajduëtëve, të cilët grabisnin pasurinë e vendasve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb