Këtë mëngjes, karabinierët e stacionit policor të Terranova da Sibari, me mbështetjen e kolegëve nga San Marco Argentano, kanë bërë ekzekutimin e tre urdhërave të ndalimit të gjykatës ndaj tre shqiptarëve, të akuzuar për vjedhje banesash dhe plagosje.

Si nisën hetimet ndaj hajdutëve shqiptarë?

Hetimet, të koordinuara nga Prokurori Publik i Castrovillari, në veçanti nga prokurori zëvendësues Flavio Serracchiani, filluan pas dy ankesave të paraqitura në tetor të vitit 2019. Aktiviteti hetimor i karabinierëve nisi, kur një makinë në zonë u ndalua në mënyrë të papritur nga tjetër automjet, që i kërcënoi më pas në një natë.

Nga makina që preu rrugën, dolën së paku 4 vetë, të cilët të pajisur me armë dhe maska, terrorizuan banorin, duke e detyruar atë që të jepte paratë që kishte me vete. Të njëjtët persona, kanë kërcënuar më vonë dhe kanë rrahur një person në banesën e vet në Spezzano Albanese, i cili raporti ngjarjen pranë policisë.

Identifikimi i autorëve të sulmeve

Hetimet e karabinierëve kanë bërë të mundur rikonstruksionin e të dy ngjarjeve falë një kontrolli të saktë të vendeve ku kanë ndodhur sulmet, duke identifikuar autorët dhe në bazë të fotove që kanë realizuar viktimat.

Doli më pas se autorët e dyshuar janë të gjithë anëtarë të së njëjtës familje dhe që vepronin si një grup i armatosur. Tre të dyshuarit, të gjurmuar nga karabinierët në vendin e vendbanimit, tani janë në arrest shtëpie.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb