Manchester City te dielën siguroi trofeun e parë sezonal duke mundur me shifrat e thella 0-3 Arsenal në finalen e “Qarabao Cup”.

Ai që ka mbetur më i impresionuar ka qenë kapiteni Vincent Kompany i cili nuk është kursyer në lëvdata ndaj trajneri Pep Guardiola. Duke folur për impaktin e Guardiola-s që nga momenti që ka mbërritur në klub, belgu është shprehur se ka pasur edukimin e përsosur përpara se të fillojë të mendojë për një karrierë në trajnim.

“Mendoj se mënyra më e mirë për ta përshkruar atë është intensiv dhe i pamëshirshëm.

Asnjëherë nuk rehatohemi dhe jam i sigurt se edhe sot do të rikthehemi të mendojmë për ndeshjen e radhës. Qoftë Ëigan, apo Arsenal, nuk ka rëndësi në mënyrën se si përgatisim ndeshjen.
DW-JJfsWkAAFxOj
Ajo që na jep ai është njohuria e madhe që posedon, dhe ai është shumë i mirë në përcjelljen e mesazhit. Të punosh me të është sikur të bësh 10 vite universitet. Ai është niveli. Asnjëherë nuk reshtim së mësuar gjëra të reja.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb