Të kurosh sëmundjet e lëkurës përmes peshkut të Kangalit “Garra rufa” është një alternativë e cila ka rezultuar mjaft e suksesshme prej shumë shekujsh. I njohur me termin “Doctor Fish” ai rritet kryesisht në qytetin turk të Sivasit në zemër të Anadollit.

Ky lloj peshku i cili noton në ujërat termale dhe të ngrohta të këtij qyteti ka arritur të trajtoje në shume raste sëmundjen e psoriasis raportojnë dermatologët. Edhe pse mund të jetë një proces i sikletshëm në fillim, pacienti arrin të mësohet me pickimin e lehtë që peshqit bëjnë në trupin e njeriut.

Sipas Emin Cakmak, i cili prej tre vitesh organizon me shumë sukses simpoziume për fushën e turizmit shëndetësor, peshku i Kangalit nuk mund te transferohet në një vend tjetër. “Janë përpjekur ta dërgojnë këtë lloj peshku ne pishinat e Antalias, por brenda pak ditësh, ka ngordhur” shprehet ai duke nënvizuar se trajtimi i suksesshëm bëhet vetëm në ujërat e ngrohta të Kangalit në Sivas.

Ky lloj peshku arrin që brenda pak minutash të thithë të gjithë lëkurën e vdekur të njeriut “stratum corneum”, duke shpërfaqur më pas një lëkurë të pastër dhe plot shkëlqim. Padyshim që trajtimi të jetë ai i duhuri, seancat duhet të bëhen të plota shprehen ekspertet e fushës së dermatologjisë të cilët e konsiderojnë këtë lloj terapie vetëm si alternativë dhe jo zëvendësues i mjekimit shkencor.

Sipas të dhënave Sivas ka qenë një nga qendrat kryesore shëndetësore të Anadollit në Mesjetë dhe arsyeja ka qenë pikërisht prania e ujërave termale të pasura me minerale të cilat arrinin të bënin çudira me shëndetin e njeriut. “Një studim mjekësor i kryer nga Martin Grassberger dhe Werner Hoch nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, Austri, raportuan se trajtimi me Doctor Fish “Garra Rufa”, nga burimet e nxehta në Kangal të Turqisë, kombinuar me rrezet ultravioletë mund të pastrojë lëkurën nga psoriasa.

(e.kaçorri/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb