Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, sulmon ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, pas mesazhit të saj se prej fillimit të epidemisë janë kryer te Spitali i Traumës 29 mijë urgjenca kirurgjikale!!!

Spahia shkruan në ‘Facebook’ se ministrja Manastirliu as nuk merr vesh nga kjo fushë, por as përpiqet ta kuptojë sado pak dhe lëshon budallallëqe të nivelit olimpik.

Sipas tij, “Ose injoranca është edhe më e madhe, nga sa mund ta imagjinojmë, ose pastaj mashtrimi është kthyer në mënyrë jetese e nuk njeh më asnjë kufi, as njerëzor e as llogjik!”

Mesazhi i Spahisë:

OGERTA DHE ARITMETIKA E MASHTRIMIT!!!

Cuditë nga ministrja e shëndetësisë nuk kanë të mbaruar! As nuk merr vesh nga kjo fushë, por as përpiqet ta kuptojë sado pak dhe lëshon budallallëqe të nivelit olimpik, si mburrja se në Spitalin e Traumës qenkan bërë prej fillimit të epidemisë 29 mijë urgjenca kirurgjikale!!!!

Mesa duket ministrja është po aq e paditur edhe në aritmetikë, sepse ajo shifër tejkalon cdo imagjinatë. Së pari është aritmetikë e thjeshtë. 29 mijë ndërhyrjet që pretendon Ogerta, nëse pjesëtohen me 6 muaj të epidemisë, del shifra 4833 (ndërhyrje në muaj). Po ta pjesëtosh në 30 ditë që ka muaji, i bie që sipas Ogertës, në Spitalin e Traumës të jenë bërë 161 ndërhyrje kirurgjikale në ditë!!!! Dhe kjo edhe në kushtet, kur ndryshe nga sa e fsheh apo nuk e di Ogerta, prej datës 18 Maj deri në 13 Korrik, kirurgjia e QSUT ka qenë krejtësisht funksionale, pra ndërhyrjet kirurgjikale nuk kanë qenë ekskluzivitet i spitalit të Traumës!!!!

Ose injoranca është edhe më e madhe, nga sa mund ta imagjinojmë, ose pastaj mashtrimi është kthyer në mënyrë jetese e nuk njeh më asnjë kufi, as njerëzor e as llogjik!

Abuzim dhe mashtrim, kaq kanë bërë në 7 vite sepse nuk njohin asnjë mënyrë tjetër pune! Modeli Edi Rama është fatkeqësi e kosto për shqiptarët!
#25prill#MePDshpresëpërShqipërinë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb