Të rinjtë e Shqipërisë kanë fituar ndaj atyre të Kosovës me rezultatin 0-1. Në sfidën e luajtur në Prishtinë mjaftoi goli i Enis Çokajt që kuqezinjtë të dalim me 3 pikë nga stadiumi ”Fadil Vokrri” dhe të kapin vendin e tretë në grup.

Vetëm pak ditë më parë kombëtarja e A e Shqipërisë fitoi 2-1 ndaj Kosovës në ”Elbasan Arena” kurse kësaj radhe edhe të rinjtë kanë bërë si të mëdhenjtë duke triumfuar po ndaj Kosovës.

Shqipëria U-21 me këtë fitore shkon në kuotën e 14 pikëve duke siguruar vendin e tretë, por e ka të vështirë të kualifikohet pasi edhe pse vetëm një pikë më pak se Austria, kuqezinjtë luajnë në transfertën e vështirë të Anglisë kurse austriakët presin në shtëpi Andorrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb