Ilir Alimehmeti ka kujtuar sot 32-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Alimehmeti u shpreh se në 1990, rinia hodhi poshtë një sistem totalitar, ndërsa sot rinia mblidhet sërish bashkë kundër një sistemi totalitar.

Ai deklaroi se hapi i parë është mbështetja ndaj Belind Këlliçit, në betejën për tu zgjedhur kryebashkiak i Tiranës.

Postimi i plotë:

Gëzuar 32-vjetorin e pluralizmit politik në Shqipëri falë Partisë Demokratike!
Në 1990, rinia hodhi poshtë një sistem totalitar.
Në 2022, rinia mblidhet sërish bashkë kundër një sistemi totalitar.
Hapi i parë: në krah të z. Këlliçi për të fituar në zgjedhjet lokale të Bashkisë së Tiranës, me mbështetje dhe këshillë sado dhe kurdo të nevojiten.
Të vendosur për të fituar!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb