NGA ERJON SKENDAJ

TIRANE– Të verbrit e Shqipërisë kanë hedhur në gjyq shtetin që sipas tyre u ka mohuar për 8 vite rritjen e pagesës së paaftësisë. Në emër të Shoqatës së të Verbërve, kreu i saj Sinan Tafaj, thotë se shumë prej gjyqeve të hapura janë fituar, dhe të tjera po hapen çdo ditë në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Sipas Tafajt, shteti i ka borxh të verbërve një shumë që llogaritet sot në afër 15 milionë euro, faturë kjo që rritet me kalimin e viteve.

Pa financim për të tretin vit ka mbetur edhe e vetmja qendër kombëtare për personat me aftësi të kufizuar në Vaqarr, një projekt i bashkëfinancuar nga Shoqata e të Verbërve dhe shteti shqiptar.

Sipas Tafajt, qëndrimet qeverisë janë produkt negativ i disa OJQ-ve pranë pushtetit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb