Zlatan Ibrahimovic mbetet një lojtar unik në atë që bën në fushë por edhe në ato që thotë në media. Së fundmi, sulmuesi i Milan ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, ku ka zbuluar disa prapaskena interesante: “Me Napolin ishte e mbyllur por më pas De Laurentiis shkarkoj Ancelottin. E pyes Minon: kush është skuadra që ndodhet në vështirësi, që unë mund ta ndryshojë? Mu përgjigj: dje Milan u mposht 5-0 në Bergamo, e atëherë i thash, shkojmë tek Milan. Është një klub që e njoh dhe një qytet që më pëlqen”, u shpreh Ibra duke u ndalur më pas tek Donnarumma:

Ibrahimovic
Ibrahimovic

“Gigio është një portier i madh, do të qëndronte nëse do i kishin dhënë atë që kërkonte. Tani duhet të bëjë llogaritë tek PSG për të zënë një vend si titullar. Allegri? Është i zoti të menaxhoj dhomat e zhveshjes por duhet të ketë më shumë kurajo, të shkonte tek Real Madrid, të provonte veten jashtë, por bëri zgjedhjen më të lehtë, u rikthye tek Juve. Guardiola? Nuk më kuptoj kurrë. Ai nuk i do futbollistët me personalitet. Po kthehesha në problem dhe mqs ai nuk arriti ta zgjidhte, e zgjidha unë duke ikur”, u shpreh Ibra.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb