Asnjë ushqim nuk mund të parandalojë kancerin, megjithatë, kombinimi i duhur i ushqimeve mund të bëjë diferencën. Në vaktin e ngrënies, mbani një balancë të të paktën 2/3 ushqimeve me bazë bimore dhe jo më shumë se 1/3 proteina me bazë shtazore. Kjo është një zgjedhje e rëndësishme për të luftuar kancerin, sipas Institutit Amerikan për Hulumtimin e Kancerit. Ja cilat janë ushqimet më të mira që luftojnë kancerin.

Luftoni kancerin me ushqime të shumëngjyrshme
Frutat dhe perimet janë të pasura me lëndë ushqyese që luftojnë kancerin, dhe sa më shumë ngjyrë të kenë, aq më shumë lëndë ushqyese përmbajnë. Këto ushqime mund të ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit duke mbajtur një peshë normale. Shtimi në peshë rrit rrezikun për disa lloje kanceri, si kanceri i zorrës, ezofagut dhe veshkave. Konsumoni sa më shumë perime, si të gjelbra, të kuqe dhe portokalli.
ushqime
Mëngjesi që lufton kancerin
Folate është një lloj i rëndësishëm i vitaminës B që mund të ofrojë mbrojtje kundër kancerit të zorrës, rektumit dhe gjirit. Bollguri dhe të gjitha llojet e drithërave janë burime të mira të folates. Të tilla janë edhe lëngu i portokallit, pjepri dhe luleshtrydhet.
vakti-i-mengjesit-e1489054149575
Ushqime të tjera të pasura në folate
Burime të tjera të mira të folates janë shpargu dhe vezët. Mund t’i gjeni edhe tek fasulet, farat e lulediellit dhe perimet e gjelbra si spinaqi dhe lakra. Mënyra më e mirë për ta marrë folaten nuk është duke pirë ilaçe, por duke ngrënë mjaftueshëm fruta, perime dhe produkte të drithërave. Gratë shtatzëna duhet të marrin edhe suplemente për t’u siguruar që do të marrin mjaftueshëm acid folik për të parandaluar defekte të caktuara në lindje.
vitamina-E
Domatet luftojnë kancerin
Nëse është glikopeni, pigmenti që u jep domateve ngjyrën e kuqe, ose diçka tjetër nuk dihet. Por disa studime e kanë lidhur konsumimin e domateve me uljen e rrezikut të një sërë lloje kanceri, përfshirë edhe kancerin e prostatës. Studime sugjerojnë gjithashtu se produktet e përpunuara të domates, si lëngu i saj, salca ose pasta rrisin potencialin për luftimin e kancerit.
domate
Çaji ka potencialin të luftojë kancerin
Edhe pse të dhënat janë të pakta, studimet laboratorike kanë treguar se çaji, sidomos ai jeshil, mund të ngadalësojë ose parandalojë zhvillimin e kancerit të zorrës, gjirit, mëlçisë dhe prostatës. Ai ka gjithashtu po të njëjtin efekt tek indet e mushkërive dhe lëkura. Ndërsa në disa studime të tjera më afatgjate, çaji është lidhur me rrezikun më të ulët për zhvillimin e kancerit të fshikëzës, stomakut dhe pankreasit. Megjithatë duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore tek njerëzit për të përcaktuar saktësisht nëse çaji mund të luftojnë kancerin.
caj-jeshil-1
Rrushi dhe kanceri
Rrushi dhe lëngu i rrushit, sidomos rrushi i kuq dhe i purpurt, përmbajnë resveratrol. Kjo substancë ka veti të forta antioksiduese dhe anti-inflamatore. Në studimet laboratorike, ajo ka parandaluar dëmtimet që mund të nxisin zhvillimin e qelizave kancerogjene. Nuk ka mjaftueshëm të dhëna për të thënë që konsumimi i rrushit ose lëngut të tij ose verës mund të parandalojë ose trajtojë kancerin./shendeti/
leng-rrushi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: