Ky është momenti kur një nga bosët më të madh të drogës në Meksikë, José Alfredo Hernández Campos, arratiset nga burgu.

Ngjarja ka ndodhur më 13 korrik në burgun e qytetit Reynosa, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi. Në video, shihet se si bosi, i njohur me pseudonimin “El Calamardo”, ndihmohej nga grupi i tij i veshur si policë për t’u larguar nga qelia. Ata kanë qenë të armatosur dhe nuk kanë hasur aspak rezistencë

Mësohet se 4 prej ushtarëve që shihen në video janë pjesëtarë të Marinës Meksikane, të cilët mendohet se kanë ndihmuar me uniforma dhe pajisje të gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb