Një fermë gjermane po u ofron personave, të cilët ndihen të privuar nga kontakti njerëzor për shkak të kufizimeve kundër COVID-19, një alternativë të pazakontë: mundësinë për të përqafuar një dele, sipas Reuters.

“Këtu në fermë kemi dele të mrekullueshme, që u pëlqen shumë kur u vijnë vizitorë”, tha Lexa Voss, e cila drejton një program arsimor në një fermë pranë Hattingen, në Gjermaninë perëndimore, për të inkurajuar njerëzit të afrohen me kafshët.

“Unë i lejoj njerëzit t’i vizitojnë delet pa mbikëqyrje, të kalojnë një kohë të mrekullueshme me to në natyrë dhe larg çdo maske dhe distancimi shoqëror”, shtoi ajo.

Vizitorët duhet të rezervojnë një takim, por mund t’u afrohen aq shumë sa duan deleve me gëzof.

Seancat janë falas, megjithëse vizitorëve u kërkohen donacione për fermën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb