Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të shkurtër, por pa qëndrim për deputetin Orlando Rakipi, djalin e Aqif Rakipit i shpallur non grata nga SHBA.

I pyetur në konferencën me gazetarët pas takimeve në Gjermani për lënien jashtë të 3 socialistëve dhe futjen e Rakipit në parlament, Rama tha se i duket e sforcuar të flasë për këtë çështje në Berlin.

“Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e PS-së në Tiranë më duket pak e sforcuar kështu që kalojmë tek pyetja tjetër”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: