SHKODER

Në gjykatën e apelit në Shkodër u zhvillua një dhomë këshillimi për çështjen e hidrocentraleve në Tropojë.

Në fund u la në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë të Tropojës çka do të thotë se do të vijojë puna për ndërtimit e hidrocentraleve atje.

Janë dy HEC-e aktualisht dhe tre të tjerë në proces shprehen banorët. Bekim Demiraj dhe Adhurim Ismajlaj shprehen se firmat që ka mbledhur kompania janë të falsifikuara.

Banorët shprehen se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 2019-ës. Deklaratat u bënë pas përfundimit të seancës së këshillimit në gjykatën e apelit në Shkosër. Banorëve u mbetet vetëm ta ndjekin çështjen në gjykatën e lartë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: