Ish-kryeministri dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me mbështetësit demokratë të qytetit të Beratit, tha se qëllimi i tij përmes “foltoreve” është të rikthejë Partinë Demokratike aty ku e ka vendin.

Ai paralajmëroi protesta masive, me qëllim largimin e kryeministrit Rama dhe rikthimin e PD në të gjitha parimet e saj demokratike.

“Ne kemi tetë vite në vendnumëro dhe prapa ktheu. Kjo ndodh se Edi Rama për arsye anti-shqiptare, në një kohë që Evropa krijonte nismën e Berlinit, ky bashkohej me Novisadin, që do të thotë hegjemoni serbe në rajon. Ne duhet të bashkohemi me Evropën. Asnjë vend në BE nuk i është dëmtuar prodhimi bujqësor, sepse kanë kuota dhe subvencione të barabarta për të gjitha vendet. Në rrafshin politik, në një rajon që ka dalë nga luftërat, konfliktet, aleancat nuk sjellin asgjë të mirë, përkundrazi nxisin konfliktualitetin, e në fund, po të shihni zhvillimet që patëm këtë vjeshtë në Ballkan përreth Kosovës janë zhvillime që kanë ndodhur 20 vite më parë.

Në 5 vitet e fundit janë larguar nga Shqipëria 500 mijë shqiptarë, po ndodh pastrim etnik. Edi Rama me një të rënë të lapsit heq 20 mijë familje nga ndihma ekonomike. Në kohën tonë ishin 140 mijë familje që përfitonin ndihmë ekonomike, e ne menduam të shtonim dhe 40 mijë familje të tjera, Shqipëria nuk e zhduk dot varfërinë, por mjerimin e zhduk në mënyrë përfundimtare. Këto ndodhën sepse kishte një opozitë të paaftë për të ndaluar këto zhvillime. Opozita dështoi në çdo nismë që ndërmori në 8 vite. Ndodhen me një opozitë, që u tha shqiptarëve se do të mbrojë votën dhe s’e mbrojti atë. Dramë e madhe ishte 25 prilli për shqiptarët. Edi Rama përdori metodat kurrë të përdorura më parë për vjedhjen e votës. Edi Rama shpërndau vetëm gjatë muajit prill mln euro për të blerë vota në zonat e tërmetit. Kreu i opozitës, në vend që të dilte në shesh në mbrojtje të votës tuaj, në vend që të mbusht sheshet, u kthye dhe po merret me karrigen dhe zgjedhjet e tij.

Na bëri një dëm të jashtëzakonshëm, sepse duhet ta penalizonim Edi Ramën për atë që ndodhi. Kjo përbën tradhti të vërtetë ndaj votës tuaj. Ku qëndron Sali Berisha në këtë çështje? Padiskutim që unë kam përgjegjësi përpara jush ndaj kërkoj ndjesë. Në vitin 2017 kur i thash të jepte dorëheqjen dhe ai rfuzoi, unë duhet të rikthehesha për të vijuar betejën. Një fjalë thotë më mirë vonë se kurrë. Nuk është vonë të mbrosh për atë që beson. Jam midis jush, me qëllimin kryesor që të ringrejmë së bashku PD, në idealet dhe fuqinë e saj. Ti rikthejmë asaj votën, besimin te vetja. Ta përgatisim atë në një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Atyre që i dhunohet vota, ata kanë protestën dhe vetëm protestën, ndaj jam dhe këtu te ju me besim të plotë, te çdo demokrat, që të përgatiten për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi votëshkelur, vullnet vjedhur, ne do të bëhemi qytetar të lirë. Tani për tani, Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili pasi u zgjodh, harroi çdo interes tuaj, e ka kap një frikë dhe tmerr nga ju, nuk takon asnjeri prej jush.

E përkundrazi, paraqet takimet dhe mbledhjet tona si anti-amerikane, ku këto janë pro-amerikane e të tilla do të mbetet. Këto foltore, kanë si qëllim të mbrojnë sovranitetin e forcës sonë politike. Një forcë politike po nuk qe sovrane, nuk vjen kurrë në pushtet, s’ka dinjitet. Ne jemi patriotë dhe kemi interes të parë atë kombëtar. Ndaj dhe ne qëndrojmë plotësisht në këto parime. Foltorja jonë është për bashkimin e demokratëve. Të atyre që gjatë qeverisjes i dhanë Shqipërisë ndryshimin. Të atyre që në këto vite derdhën djersë. Ata që nuk janë sot në këtë sallë dhe e konsiderojnë veten mbështetës së Bashës, që të gjithë janë mbështetës të PD, por një njeri që çon nga humbja në humbje, që regjistron 4 humbje me radhë, ka dorëzuar 4 beteja të pabëra, duhet të hapë rrugën.

Ne na kujtohen sekretarët e parë të rretheve i emëronte byroja politike, nëse ne jemi PD dhe i zgjedhim vetë kryetarët e partive”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb