Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, në një intervistë në News24 me gazetaren Nisida Tufa, në emisionin ‘Kjo Javë’ foli edhe për turizmin malor për të cilin theksoi se ka pasur një zhvillim sidomos vitet e fundit, kjo edhe për shkak të pandemisë.

Gjithashtu ajo u ndal tek Teatri i Durrësit ndërsa tha se në asnjë rast trashëgimia kulturore nuk mund të jepet me koncesion.

Pjesë nga intervista:

Turizmi malor?

Kumbaro: Kjo ka qenë një nga efektet pozitive të pandemisë, sepse që nga 2021 ka një rritje të turizmit shqiptar në këtë fushë. Ne kemi objektiv turizmin malor dhe sidomos turizmin vjetor.

Çfarë duhet bërë më mirë?

Kumbaro: Përgjigjen e kësaj pyetje do të doja ta bëj kur sezoni të mbarojë. besoj që ne na duhet të përmirësojmë performancën nga pikëpamja e politikbërjes dhe për ofertë turistike për aktivitetin e fëmijëve. Kemi nisur një punë të madhe në 2018, ku bëmë një paketë edhe për fëmijët, por sërish mendoj që ka shumë për të bërë. E kemi si kusht për miratimin e të gjitha projekteve që paketa për fëmijë të jetë pjesë e çdo programi. Dimensioni mjedisor , nuk mund të kemi turizëm nëse nuk bashkëpunojmë të gjithë dhe nuk i kushtojmë vëmendje edukimit mjedisor . S’mund të ketë hotele shumë të bukura dhe që plehrat ti hedhë në anë të rrugës. Kjo duhet të ndryshoje. S’mund të vijojë koncepti që çfarë është publike të vrasë veten shteti dhe unë të merrem me pjesën time.

Teatri i Durrësit me koncesion?

Kumbaro: Në asnjë rast trashëgimia kulturore nuk jepet me koncesione. Qeveria shqiptare dhe Kuvendi e kanë përjashtuar koncesionin si formë menaxhimi nga sektori i trashëgimisë kulturore. Në rastin e Durrësit jemi në të njëjtën linjë dhe këtë pyetje është me e udhës për Ministrinë e Kulturës.

Përdorja e ujit të Syrit të Kaltër në Korfuz?

“Kemi deklaruar se nuk kemi informacion për një projekt të tillë. Syri i Kaltër është monument natyre burim dhe i gjithë territor me vendimin e Këshillit të Ministrave është shpallur park natyror pikërisht për ta mbrojtur . Po ashtu është ndaluar edhe hyrja në park për makinat.”, tha ndër të tjera Kumbaro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb