Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj SPAK.

Në studion e News24, Vasili tha se pandëshkueshmeia në vend është kthyer në normalitet dhe se kjo nuk mund të tolerohet nga institucionet e drejtësisë.

Gjatë kësaj intervistë, Vasili nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë Rama, duke thënë se të zgjedhurit e “Rilindjes”’ po kallëzohen me radhë.

Një në pesë kryetar bashkie të Rilindjes po kallëzohen dhe paditen. Pra duket se janë një bande. Opozita kurrë nuk ka shpifur ka denoncuar me fakte. Kemi denoncuar afera të mëdha. SPAK a e ka lëvizur gishtin për inceneratoorin e Elbasanit, por për Engjëll Agaçin, ishte dhe një në Përmet. Shkëmbime zjarri në distancë me kryeministria e ish-ministra, por ky SPAK a nuk duhet të lëvizë? Nuk ka turp, se i janë dërguar dokumente. Pandëshkueshmëria është bërë ‘beton’,  SPAK duhet të reagojë dhe të shohë se si të zgjedhurit e Rilindjen po paditen”, tha ndër të tjera Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: