Pas presionit nga UEFA për pezullim nga kompeticionet europiane, Juventusi vendosi të bëjë një hap pas, duke u tërhequr nga projekti i Superligës. Të shumta kanë qenë reagimet, ndërsa Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka përshendetur vendimin e bardhezinjve.
“Njerëzit inteligjentë që njohin gabimet e tyre janë gjithmonë të mirëpritur. Mendoj se është vendimi i duhur dhe i zgjuar nga ana e Juventusit që të largohen nga e ashtuquajtura jo dhe aq Superligë. Nuk ka të ardhme atje, nuk ka asnjë projekt, nuk ka asgjë, kështu që ka kuptim të kthehemi në familje. Është humbje kohe, energjie, parash dhe gjithçka për asgjë. Është mirë që ata të përqendrohen te klubi.Të kthehen në familje dhe në ekosistemin e vërtetë të futbollit.
Njerëzit e zgjuar i kuptojnë gabimet dhe i korrigjojnë ato. Kështu që unë mendoj se është një vendim i shkëlqyer nga ana e Juventusit.” – tha ai.
(BalkanWeb)