Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri në Forumin Antisemitizmit deklaroi se:

“Të mësosh për holokaustin nuk është thjesht të mësosh për faktet, por të kuptosh mungesën e tolerancës, steriotipeve në shoqëri, na bën të reflektojmë për të respektuar të gjitha komunitetet etnike. Ne investojmë shumë për luftën ndaj fenomeneve diskriminuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Ai shtoi se: “Arsimi për Holokaustin është një nga gjërat më të rëndësishme që një njeri duhet të mësojë për të kuptuar, krijuar vlerat dhe për të pasur një shoqëri të ndershme. Ne i inkurajojmë mësimet mbi holokaustin brenda Institutit për Trashëgimi Kulturore është hapur një departament me qëllim që të zhdukim këtë të keqe dhe të nxisim një shoqëri më të drejtë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: