*Flet babai i Reit: Polumbarët u vonuan. Të bëhesha kamikaz më mbeti!

KORCE–  Dje shpresonin t’i gjenin gjalle, sot i gjeten te mbytur ne kenete. Familjaret munden te terheqin pas mesdite trupat e pajetë të 17-vjecarëve, Rei dhe Berti Tahirllarit, kushërinj me njëri-tjetrin qe u nxorrën të mbytur nga këneta e fshatit Qatron. Familjarët kishin denoncuar dje zhdukjen e tyre, pasi të rinjtë nuk ishin kthyer në banesa. Plackat e tyre u gjendën buzë kënetës dhe kjo coi ne dyshimet se, te rinjte kane hyre per t’u lare ne kenete. Sipas familjarëve, shteti vonoi ore të tera për gjetjen e tyre. Mbremjen e djeshme, policia ndali kerkim-shpetimin per shkak te erresires, ndersa sot priti bashke me familjaret e te rinjve, mberritjen e polumbareve nga Vlora, ku ekipi ndodhej per Panairin e Policise se Shtetit. U deshen vetem 40 minuta kerkime diten e sotme dhe ne siperfaqe polumbaret nxorren njeri pas tjetrit trupat e pajete te dy adoleshenteve. Trupat e të rinjve të mbytur u nxorrën nga një thellësi prej 5 metrash në ‘Gropën e Danielit’, ndërsa pritet të bëhet dhe ekspertiza mjeko-ligjore e kufomave.
Tek ‘Gropa e Danielit’, kënetë e krijuar prej 5 vitesh në fshat nga nje firme ndertimi, të rinjtë e fshatit Qatron hyjne shpesh për të peshkuar dhe për t’u larë. Thellesia aty arrin nga 3 deri ne 8 metra, ben te ditur nga Korca, gazetarja Ledjona Xheladinaj.

Ceshtja e Polumbareve
Policia sipas familjarëve u bë gardh tek buza e kënetës dhe priti polumbarët nga Vlora, te cilet mberriten vetem sot rreth ores 13:20 minuta.

Gazetari Artan Hoxha shprehet se polumbarët e Repartit RENEA ndodhen prej disa ditësh në pjesën e Jugut të bregdetit ku po mbahet prej dy ditesh Panairi i Policise. Grupi i specializuar i zhytjeve nga dje ndodhej ne nje stervitje ne Karaburun. Sipas gazetarit Hoxha, një grup i polumbarëve është nisur nga Vlora heret ne mengjes për të mbërritur në vendin e ngjarjes. “Ata e kanë të ndaluar të udhëtojnë me helikopter dhe janë nisur me mjete transporti, por janë bllokuar 2 here për shkak të trafikut”, sqaron Hoxha. Sipas gazetarit, polumbaret do te hasin veshtiresi ne kerkim, pasi nuk jane te specializuar per kerkime ne ujra te ndenjura. “Ne ujrat e ndenjura nuk ka shikueshmeri dhe pajisjet e tyre nuk jane aq te specialuzuara”, thote Hoxha duke shpresur ne gjetjen e te rinjve te zhdukur.

APELI I NJE BABAI TE DESHPERUAR
Gjatë gjithë natës banorët e fshatit Qatron të Korcës e kanë gdhirë pranë kënetës së fshatit për të mësuar ndonjë gjë të re mbi fatin e dy adoleshentëve Tahirllari të zhdukur prej paradites së djeshme.
Paraditen e sotme Kujtim Tahirllari, babai i një prej adoleshentëve të zhdukur, me lot në sy drejtoi nje apel në News24, që shteti të ndërhyjë me polumbarë për gjetjen e djemve të humbur.
“Asnjë polumbar nuk ka ardhur fare. Të kishte humbur ndonjë çupë në treg do kishin ardhur me vrap. Ne na thanë mbrëmë se nuk hyjnë dot polumbarët se është natë. Nesër që në mëngjes me të zbardhur dita polumbarët do jenë këtu. Ne prit ata, prit polumbarët hic. Tani na thonë se polumbarët kanë qenë në Vlorë, ja pritini sa të vijnë”, thote Kujtimi ne nje lidhje telefonike per News24.

I dëshpëruar ai tregon se, policia as nuk lejon t’i afrohen vendit të ngjarjes. Babai druan se do e coje ne veprime ekstreme kjo vonese e autoriteteve per te vepruar.
“Policia nuk na le të kërkojmë ne. Kanë bërë një gardh ata dhe nuk na lejojnë të kërkojmë ne. Nuk është ndonjë sipërfaqe e madhe, 9 dynym vend është kjo kënetë. Tërë fshati ka vendosur të venë në punë motorpompën që të shohim cfarë do gjejmë. Policia tani, të kërkojmë ne nuk na le, të vemë motropompën nuk na le ta vemë në punë, të bëhem kamikaz tani, kaq më mbeti. Djali më dergjet aty. Rrofshin mediat se të presim prej këtyre, asnjë gjë nuk bëjnë. Shyqyr jeni ju që na ndihmoni”.

Mësohet se djemtë janë futur për tu larë në rezervuarin e fshatit Qatrom të Korçës, diten e djeshme, por askush nuk i ka parë të dalin prej andej.
“Kërkojmë të nisin menjëherë kërkimet”, thonë familjarët e alarmuar.

Rrobat dhe këpucët e dy të rinjve, të lëna pranë vendit të quajtur “Gropa e Danielit”, kanë përforcuar dyshimet se të rinjtë kanë humbur jetën në kënetë.
Policia e Korçës ka nisur menjëherë kërkimet për dy djemtë, ndërsa po ndihmohet edhe nga banorë të zonës, të cilët kanë dalë në kërkim të 17-vjeçarëve.

mbytja 2
DESHMIA E SHOKUT
I pari që vuri re rrobat e dy kushërinjve buzë kënetës ishte shoku i tyre Nikolin Nasto, i cili rrëfen për “News24” se kishte shkuar për të parë grepat që kishte hedhur për peshkim në kënetë.
“Kisha vënë grepat për peshkim dhe erdha ti shikoja. Pashë rrobat dhe mendova se qenë trembur e fshehur. I kërkuam djemtë në fshat por nuk i gjetëm.”- deklaroi Nasto.
mbytja 3
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 19.08.2016, jemi njoftuar nga një telefonatë, se në fshatin Qatrom, shtetasit R.Tahirllari dhe B.Tahirllari (kushërinj) të dy rreth moshës 17 vjeç, janë larguar nga banesat respektive, mëngjesin e ditës së sotme dhe familjarët e tyre nuk kanë informacion për ta, se ku mund të ndodhen.
Nga të dhënat paraprake, u krijuan dyshime se këta shtetas, mund të jenë mbytur në vendin e quajtur “Gropa e Danielit”, në fshatin Qatrom.
Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë, për të shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë krehjen e zonës dhe për të kryer kërkimet përkatëse.
Nga ana e grupit hetimor, po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb