Gjenden trupat e tre alpinistëve holandezë në bazën e një akullnaje në kantonin Valais në jug të Zvicrës. Ata ishin shpallur të zhdukur që prej të premten e javës së kaluar, pra tre ditë më parë.

Mediat e huaja shkruajnë se tre viktimat dyshohet se janë vrarë nga një ortek.

Trupat e tyre u gjetën mëngjesin e ditës së djeshme në akullnajën Jezi, në komunitetin Blattern. Operacioni për gjetjen e tyre kishte nisur pasditen e së shtunës me ndihmën e helikopterëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: