Ka degjeneruar në fyerje dhe sharje nisma e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit për të nderuar familjen Petrela, viktimë e përndjekjes dhe gjenocidit të regjimit diktatorial komunist. Protagonistë është bërë sërish deputeti socialistë, Spartak Braho, i cili duke marrë shkas pikërisht nga kjo nismë e Autoritetit, e ka cilësuar kryetaren e tij plehrë. Debati është zhvilluar në grupin e whatsapp të deputetëve anëtarë të Komisionit të Ligjeve, ndërsa sekretarja e këtij komisioni lajmëronte të zgjedhurit në Kuvendin e Shqipërisë për ftesën e mbërritur nga Autoriteti për ceremoninë përkujtimore që do zhvillohet gjatë ditës së sotme në Presidencë në kuadër të aktiviteteve që do mbahen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Përmes një shkrese Sula informon anëtarët e këtij komisioni për një aktivitet që zhvillohet sot në Presidencë për të nderuar familjen e njohur Petrela të persekutuar gjatë regjimit komunist. Ajo gjithashtu informonte deputetët se në Presidencë pritet të transmetohet edhe një film, ku tregohet saga e gjatë e vuajtjeve gjatë diktaturës. Po ashtu gjatë kësaj ceremonie pritet të dekorohen anëtarë të familjes, por edhe njerëz të zakonshëm që gjatë atyre viteve të vështira, patën ndihmuar mesa munden familjen Petrela.

Debati

Siç vihet re edhe nga fotot e këtij komunikimi në whatsapp, deputeti socialistë, duke iu referuar pikërisht ftesës së kryetares së Autoritetit të Dosjeve për të marrë pjesë në ceremoninë në nderim të familjes Petrela, nuk nguron të shprehet se ajo është një plehrë, duke shprehur mospajtimin e tij me këto nderime. “Kjo është plehrë” – ka shkruar shkurt deputeti socialistë Spartak Braho në grupin e whatsapp. Por ky etiketim ndaj kreut të Aturotetit të Dosjeve nuk ka kaluar pa debat mes anëtarëve të tjerë të Komisionit të Ligjeve që janë pjesë e këtij grupi në ëhatsapp. Kryetari i Partisë Balli Kombëtar që është pjesë edhe e Komisionit të Ligjeve i është kundërpërgjigjur Brahos duke e cilësuar atë një komunist të ndyrë dhe shpirt zi. “Ç’është ky more komunist i ndyrë? Gojë prishur që i bën njerëzit plehra, ç’është ky? Ka botë njerëzore ky more? Ky është shpirt zi. Si mundet të jetë anëtar i Komisionit të Ligjeve, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, si mundet të jetë deputet? Ky nuk është njerëzor, çfarë bëhet kështu dhe ne të mendojmë se shoqëria shqiptare të eci drejtë pajtimit kombëtar. Mallkuar qofshi racë e poshtër”, – ka shkuar Alimadhi në grupin e deputetëve. Ky nuk është rasti i parë që Spartak Braho përfshihet në një debat të tillë. Kujtojmë që edhe disa javë më parë ai u bë protagonistë i një debati të ashpër me kreun e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmi, Agron Tufa. Edhe atëherë shkak u bë raporti i përgatitur nga Tufa për punën e këtij Instituti, ndërsa Braho do ta akuzonte atë se e kishte kthyer këtë institucion në një celulë të Ballit Kombëtarë dhe se po denigronte Luftën Nacional-Çlirimtare.

Alimadhi

“Ç’është ky more komunist i ndyrë? Gojë prishur që i bën njerëzit plehra, ç’është ky? Ka botë njerëzore ky more? Ky është shpirt zi. Si mundet të jetë anëtar i Komisionit të Ligjeve, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, si mundet të jetë deputet? Ky nuk është njerëzor, çfarë bëhet kështu dhe ne të mendojmë se shoqëria shqiptare të eci drejtë pajtimit kombëtar. Mallkuar qofshi racë e poshtër”

Autoriteti: Ceremonia në nderim të familjes Petrela

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore “Dinjiteti përballë totalitarizmit” dhe Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 dhe Predenti i Republikës organizojnë sot ceremoninë që nderon dinjitetin njerëzor, duke vlerësuar rastin e familjes Petrela. Ceremonia do të mbahet në Presidencë dhe pas saj do shfaqet filmi dokumentar “Të zhdukurit”. Po ashtu gjatë kësaj ceremonie pritet të dekorohen anëtarë të familjes, por edhe njerëz të zakonshëm që gjatë atyre viteve të vështira, patën ndihmuar mesa munden familjen Petrela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb