Kryeministri Edi Rama në përgjigje të reagimit të kryetarit të PD-së Lulzim Bashës, ku ky i fundit i kujtonte një artikull të ‘Der Spiegel’ për negociatat, këtë herë zgjedh të publikojë qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i ekzekutivit i kujton Bashës qëndrimin kritik të DASH në lidhje me vendimin e BE, ku thuhej se ata ndiheshin të zhgënjyer për mos çeljen e negociatave.

“Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim”, thuhej në reagimin e DASH, ndërsa përkrah tij është edhe qëndrimi i Bashës, “Shumica e vendeve ishin të një mendje te qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave. Për këtë u artikuluan disa kushte që në thelb tregojnë se qeveria ka bërë hapa pas nga viti në vit….qeveria jonë është refuzuar nga vendet europiane”.

74393993 10157093806461523 5990955761277075456 N
74393993 10157093806461523 5990955761277075456 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb