Është shoqëruar me debate diskutimi për krizën ekonomike në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24.

Gazetari Bardhi Sejdarasi tha se qeveria po përgatit një paketë të re ndihme për qytetarët, duke theksuar se është pjesë e grupit të punës dhe se paketa do të jetë gati në muajin shtator.

Nga ana tjetër, demokrati Dorian Teliti akuzoi qeverinë se nuk po i ndihmon qytetarët, por vetëm vjedh, duke iu drejtuar zv.ministrit të Financave, Besard Kadia, se “Prita të flisnin të gjithë, ty të zuri pak gjumi, por unë prisja të thuash ndonjë gjë”.

Pjesë nga debati në studio:
Teliti: Në 5 muaj keni marrë 3 miliardë lekë më tepër vetëm nga TVSH. Të dhënat që ke ti, nuk i kemi ne o Bardhi.
Sejdarasi: Po gjeji o vlla, i ke në web.
Teliti: Janë 13 mld lekë të reja vetëm nga TVSH, që është si efekt i rritjes së çmimeve. Kjo shifër do të shkojë në 250 mln euro, po ta shtrijmë në gjithë vitin.
Sejdarasi: Këtë nuk e dimë.
Teliti: Qeveria këto para a ka ndërmend që një pjesë të tyre t’ua kthejë pas qytetarëve.
Sejdarasi: Nuk e bëj dot publike paketën nr. dy këtu.
Teliti: O zotëri është zv.ministri këtu, mos e ofendo.

Sejdarasi: Unë kam burimet e mia. Jam pjesë e grupit të punës që po punon për paketën e dytë. Grupi është në punë, po punon. Grupi ka marrë të ardhurat, buxhetin, dhe po thotë cilat janë kategoritë që preken.
Teliti: Kur do të bëhet?
Sejdarasi: Unë e them aty ku punoj, s’kam pse ta them këtu.
Teliti: Duan ta dinë qytetarët, sekret i madh
Sejdarasi: Po punohet për prioritetet.
Teliti: Akoma s’i keni gjetur prioritetet, se thua që je pjesë e grupit.
Sejdarasi: Paketa do të jetë gati në shtator, po bëhet gati.
Teliti: Pra në gusht qytetarë shtrëngoni rripat, se këta i ka zënë vapa e nxehtë.

Sejdarasi: O Dor ke pas një funksion të rëndësishëm në ministrinë e Financave, se ke qenë sekretar i përgjithshëm, a të ta bëj një pyetje “A keni një propozim konkret që t’i thoni qeverisë se paketa një ishte gabim, paketa e dytë duhet të jetë kështu?”
Teliti: Ju, që qenkeni pjesë e grupit të punës…
Sejdarasi: Mos thuaj “ju”, unë jam vetëm gazetar, se fyeni inteligjencën tuaj.
Teliti: A jeni pjesë e grupit të punës pra, se vetë e thatë. Ajo që ne ju kemi kërkuar…
Sejdarasi: ja prapë “ju kemi kërkuar”.
Teliti: Ne kërkojmë të ketë pagesa direkte.

Sejdarasi: Ma nis në WatsApp propozimin.
Teliti: Të ndihmohen qytetarët, të hiqet taksa e karburantit, gjë që ul automatikisht çmimin.
Kadia: Problemet e qytetarëve janë reale dhe pasioni juaj është i mirëpritur, por nuk filloi këtë javë. Nuk e di ku ke qenë më parë, se s’të kam parë as në media, apo foltore a Kuvend, të flasësh. Nuk kam asgjë personale me ty.
Teliti: Jam pasionant, se do na ngelet neve si gropë e zezë.
Kadia: Po mos ja shto pjesën politike. Do thuash tani që jam zv.ministër i Ramës, me këtë do merresh.
Teliti: S’do e them fare mo. Prita të flisnin të gjithë, ty të zuri pak gjumi, por unë prisja të thuash ndonjë gjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb