Një humbje nuk derbi nuk kapërdihet lehtë, këtë e di më mirë se të gjithë Jose Mourinho. Tekniku portugez nuk ka qenë aspak i qetë përpara sfidës me Lazios, dukshëm nën presion. Sipas mediave italiane, të cilat i referohen raportit të arbitrave, Mou ka nisur të kapet në distancë me “xhaketat e zeza” që përpara se të fillonte ndeshja, në momentin kur ekipet bëjnë nxehjen. Situata është ndezur akoma më shumë gjatë golit të dytë të Lazio, ku Mou pretendoi se më parë Hysaj kishte shkaktuar faull ndaj Zaniolo, duhet të akordohej penallti për Romën jo të vazhdohej loja.

Mourinho nuk i kurseu kritikat edhe për një episod tjetër, mungesën e kartonin të verdhë për Leiva ndërsa në një rast të ngjashëm, Pellegrini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në sfidën ndaj Udinese që i kushtojë mungesën në derbi. Tekniku portugez nuk e fshehu mllefin e tij edhe në përfundim të sfidës ku në deklaratën për shtyp akuzoi drejtë për drejtë arbritrat dhe sistemin VAR. Kjo sjellje e Jose Mourinho nuk është pritur mirë nga zyra e arbitrave që e kanë konsideruar një shfaqje teatrale dhe të papranueshme, në rast përsëritje të sjelljeve të tilla nuk do të tolerohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: