Ambasadorja e Francës në Tiranë, Cristina Vasak, ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një vizitë të papritur te godina e Teatrit Kombëtar.

Ambasadorja është takuar me anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët vijojnë protestën së bashku me shumë artistë, duke kundërshtuar projektin e qeverisë për prishjen e Teatrin Kombëtar.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se diplomatja franceze gjatë takimit pa gjendjen e godinës dhe u informua me zhvillimet e fundit.

Njoftimi i Aleances

Sot në Teatër na vizitoi ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak, na vizitoi sot në Teatër. Ajo vështroi gjendjen e Tearit, bisedoi me disa nga protestuesit që po qëndronin në Shesh në ato momente, dhe u informua për zhvillimet e fundit.

Auto Screenshot 11564345394
Auto Screenshot 11564345394

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb