Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për përjashtimin nga procesi për ‘Teatrin’ për kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Kjo kërkesë erdhi pas takimit që Tusha zhvilloi me ambasadorin e BE-së, Luiggi Soreca. Sipas Aleancës, ky takim u mbajt i fshehtë për publikun.

Ndërkohë, BE ka sqaruar se deklaratat janë të bazuara mbi shpifje pasi Soreca më 16 qershor ka takuar Tushën por nuk pati asnjë diskutim për çështjen e hapur për Teatrin Kombëtar. Po ashtu delegacioni i BE konfirmoi se Soreca vazhdon të mbështesë pavarësinë e institucioneve gjyqësore.

Aleanca për Teatrin akuzoi Sorecan se po ndikon tek Gjykata Kushtetuese për të favorizuar në vendimin për Teatrin, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb